• Rreth Nesh

    Studio për projektim dhe ndërtim

    HISTORIKU

    Në fillimet e para të liberalizimit të tregut dhe pronës private dhe si një nevojë imediate e këtyre trevave për organizimin e mirëfilltë të sferës së ndërtimtarisë, filloi organizimi i arhitektëve dhe inxhinierve në firma dhe organizata të ndryshme, ku u hapën një numër i konsiderueshëm i zyrave për projektim, ndërtim dhe mbikqyrje të objekteve .

    Një ndër ato zyrastudio është edhe studioja Inter-Proekt, e cila u themelua më 20.04.1992, si studio arkitekture për projektim, ndërtim dhe mbikqyrje e konsultime, me një staf professional, me arhitektë të diplomuar, inxhinier të ndërtimtarisë, inxhinier të sferave të ndryshme dhe administratë profesionale, të cilët në një periudhë mbi 25 vjeçare, arritën që në konton e tyre të kenë me qindra e mijëra projekte për ndërtim të objekteve të ndryshme, mbi 50 objekte të ndërtuara sipas modelit çelsa në dorë, me një numër të madh të mbikqyrjeve të objekteve në ndërtim dhe një numër të konsiderueshëm konsultash profesionale të sferës së arhitekturës dhe inxhinierisë ndërtimore.Sot, Inter-Proekt-i është një studio projektuese, e cila me një përvojë mbi 25 vjeçare, dominon në hapësirat e Maqedonisë perendimore me projektet e saja, ku ka një staf të profesionalizuar arhitektësh e inxhinierësh me një përvojë të gjatë në lëminë e tyre, si dhe është zgjeruar me dy zyra të përqëndruara në qytetin e Tetovës edhe ate:
    Lokacioni 1 – Rr.Blagoja Toska nr.224 ,Tetovë, Maqedoni Lokacioni 2 – Rr.Ilindenit ,QRT, lokal 30, kati 2,Tetovë, Maqedoni.

    Lokacioni 1 – Rr.Blagoja Toska nr.224 ,Tetovë, Maqedoni

    Lokacioni 2 – Rr.Ilindenit ,QRT, lokal 30, kati 2,Tetovë, Maqedoni

    ME SE MERRET:

    Inter-Proekt-i është studio për arhitekturë, misioni i së cilës është projektimi, ndërtimi, mbikqyrja dhe konsultime në lidhje me ndërtimin e objekteve të ndryshme.

    SHËRBIMET :

    Projektim

    Ndërtim

    Mbikqyrje

    Realizim

    Enterier

    Mbindërtim